Real Madrid vazhdimisht ka pasur interesim për mesfushorin e Manchester United, Bruno Fernandes

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes është duke u përcjellë nga afër në Botëror nga Real Madridi që e sheh atë një transfer të mundshëm, sipas disa raporteve që vinë nga Katari. Fernandes ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë deri me tani, ku shënoi dy gola kundër Uruguait të hënën.

Madridi për kohë të gjatë e ka përcjellë mesfushorin, prej që ai luante në Sporting Lisbonë. Por, forma e tij në United në këto tri vite ka bërë që gjiganti nga La Liga ta rishfaqë interesimin për të.

Fernandes shënoi dy gola në fitoren kundër Uruguait, pavarësisht se Ronaldo u përpoq t’ia marrë atij të parën. 28 vjeçari po ashtu ka të regjistruar edhe dy asiste në këtë garë.

Kjo formë dhe përcjellja nga Los Blancos, i shqetëson tifozët e United. Gjigant do të tenton ta transferojë Fernandes qoftë në janar apo në fund të sezonit.

SHPËRNDAJE