appler

Tashmë nuk është më sekret se iPhone 8 do të ketë ekran OLED. Ekrani OLED është përfolur të jetë i lakuar nga skaji në skaj, që do të thotë se sasia e bezelëve në ekran do të jetë minimale në të gjitha anët.
Sipas Korea Herald, iPhone 8 do të jetë i lakuar në të gjitha anët. Raporti thotë se versioni OLED i iPhone 8 do të jetë i lakuar, pasi që Apple ka porositur tashmë ekranet OLED prej plastike nga Samsung Display.
Gjithashtu, iPhone 8 thuhet se do të përdorë konceptin “ekran i plotë” në pjesën e përparme të tij, pa butonin fizik Home të pranishëm në të, transmeton Gazeta Express.
Sipas Korea Herald, Samsung do të prodhojë rreth 70 milionë deri në 100 milionë njësi të ekraneve të lakuar OLED për Apple.

SHPËRNDAJE