Dark Mode Light Mode

Ramadani për Kurtin: Për shtëpinë e vete nuk di, për Shtepinë e Bardhë krejt i di

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në emisionin “Debat Plus”, ka habitur analistët duke mos qenë dijeni për situatën e menaxhimit të pandemisë.
I pyetur se pse është privilegj që stafi qeverisës ta bëjë testimin e virusit që në fillim, teksa të tjerët që nuk janë në pushtet nuk e kanë këtë mundësi, Kurti dha një përgjigje të shkurtër, atë “Nuk e di”.

Ndaj përgjigjes së tij, ka reaguar edhe analisti, Shkodran Ramadani, i cili tha se Kurti për shtëpinë e vet nuk di asgjë, ndërsa pë Shtëpinë e Bardhë i di të gjitha.
“Per shpine e vet: “per bese nuk e di, pyetne Arbenin, Luanin…
Per Shpine e Bardhe: “krejt i di une. Mos e pytni Trumpin, Pompeun e Grenellin! Pytnum mu!, ka shkruar Ramadani.
Ndryshe, analistët e ftuar në emision thanë se Kurti cilësohet si njeriu që i di të gjitha, por çudi që nuk është në dijeni për ndodhitë e fundit në vend.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven + nine =

Previous Post

Frashër Krasniqi-Kurtit: Ti nuk do të shkarkohesh, sepse nuk do të ngarkohesh më<br><br>

Next Post

Sot pranojnë 1000 teste nga ai, por VV para 5 muajve e quanin Vuçiqin kriminel lufte që s’mund të pozojë si bamirës<br><br>

Advertisement