Dark Mode Light Mode
VV: 15.000 thirrje “Mbrojeni Republikën!”
Ragmi Mustafa përshëndet vendimin për njohjen e diplomave
Nga vjen emri i Amerikës

Ragmi Mustafa përshëndet vendimin për njohjen e diplomave

Kryetari Mustafa gjithashtu ka thënë se kjo marrëveshje është e mirëseardhur pasi një numër qytetarëve tanë do ta kenë më lehtë të drejtën e punësimit si në institucione publike lokale dhe në ato republikane, njofton RTV Presheva,

Preshevë,26 shkurta/AIK-Presheva Jonë

Zbatimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave universitare të arritur në dialogun Prishtinë – Beograd e ka përshëndetur Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa duke e cilësuar si një vendim shumë pozitive për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit , për njohjen e diplomave të Republikës së Kosovës,

Advertisement

Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje është arritur në dhjetor mirëpo Qeveria Serbe e ka prolonguar duke tentuar që shqiptarëve t’ia mohoj këtë të drejtë. Sipas tij presioni i Brukselit e ka detyruar qeverinë serbe që më fund të njohë diplomat e republikës së Kosovës. Vendimin e njohjes ë diplomave  kryetari Mustafa e cilësuar shumë pozitive për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryetari Ragmi Mustafa më tej ka shtuar se kjo marrëveshje është e mirëseardhur pasi një numër qytetarëve tanë do ta kenë më lehtë të drejtën e punësimit si në institucione publike lokale dhe në ato republikane.Marrëveshja prë njohjen e diplomave arritur dje  ka përcaktuar që diplomat që i lëshojnë universitetet e të dyja palëve do të certifikohen nga Shoqata e Universiteteve Evropiane për qëllime të përdorimit nga pala tjetër për shkollim të mëtejmë dhe/ose punësim në administratën publike.

Ndërkaq gjatë  aplikimit  për certifikim do të duhet të përmbushen disa kushte, siç janë dorëzimi i një diplome, planprogramit studimor dhe certifikatës të notave të përkthyera në anglisht nga përkthyes i certifikuar. Për të lehtësuar aplikimin dhe/ose ndihmuar aplikuesit , SPARK ka hapur një zyrë për “Pranimin e Diplomave Universitare” në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

View Comments (2) View Comments (2)
  1. O Ragmi e deli
    Po shko n Prishtine
    edhe aty rri.
    Pyte thacin se me
    parat e tarifave
    a u mbushen xhepat e
    atyre erifave.
    Se ky thaci pasha ni zot
    ja ka msy preshevarve
    me ja ngul edhe njo motmot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × one =

Previous Post

VV: 15.000 thirrje “Mbrojeni Republikën!”

Next Post

Nga vjen emri i Amerikës

Advertisement