Në mesin  “xhematit| e iftarit ishin edhe  shumë  përfaqësues të bashkësisë islame, të udhëhequr nga  myftiut Muamer Zukorliq, dhe përfaqësues të partive  të ndryshme dhe organizatave joqeveritare , mandej delegacioni i Universitetit Ndërkombëtar të kryesuar nga rektori Prof Mevlud Dudic, njofton gjencia informaitve “Presheva Jone”

 

Pazari i Ri ( Novi Pazar, Ynei Pazar), 15 gusht

 

Festivali islam  i cili edhe për këtë  Ramazan u mbajt  nën përkujdesjen  e Bashkësisë Islame të organizuar nëpër qytetetet e  Sanxhakut të organizuara nga organizatat e ndryshme politike dhe kulturore , kulmin e saj e arriti  të hënën 13 gusht 2012  në sheshin  Gazi Isa Beut në Pazarin e Ri ( të Aqif  Blytës), ku në sofrën  e përbashkët u mblodhën rreth 2 500  agjërues për ta shijuar  bereqetin  dhe ndarë  gëzimin e  iftarit  të përbashkët.

 

Në mesin  “xhematit| e iftarit ishin edhe  shumë  përfaqësues të bashkësisë islame, të udhëhequr nga  myftiut Muamer Zukorliq, dhe përfaqësues të partive  të ndryshme dhe organizatave joqeveritare , mandej delegacioni i Universitetit Ndërkombëtar të kryesuar nga rektori Prof Mevlud Dudic, deputeti  Emir Elfiq dhe mysafirë të shumtë nga Lugina e Preshevës, Turqia, Irani dhe qytete të tjera të Sanxhakut.

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili ishte musafir i Feastivalit islamik në Pazarin e Ri të pranishmit i përshendeti në gjuhën shqipe, duke theksuar se çdo njeri duhet të më oarëe të respektojë veten  dhe pastaj të tjerët. Ai vuri në dukje se delegacionin të cilin ai e udhëheqë  ishte  mysafir i Universitetit Ndërkombëtar për të diskutuar mundësinë e hapjes së departamentit të Universitetit Ndërkombëtar në Preshevë

“Kur Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Ministria e Arsimit nuk janë të gatshëm  të hapin  univerzitet  në luginën e Preshevës ne kemi vendosur bashkëpunim me  vëllezërit tanë myslimane të Sanxhakut dhe  Novi Pazarit. Ne duhet të dëshmojnë se muslimanët në ish-Jugosllavi ka qenë gjithmonë për paqë dhe  kanë qenë gjithmonë  faktorë paqeje dhe stabiliteti “-. tha Ragmi Mustafa.

Ndërsa Myftiu Muamer Zukorliq shfrytëzoi rastin për t’iu drejtuar masës në përkrahje të vendosjes së pllakës përkujtimore  të Aqif Efendi Blytës ditë më parë në shetitoren , gjegjësisht në lokalitetin ku dikur ishte shtëpia e tij.

“Dua të theksoj  Aqif Effendiu është heroi i ynë. Acif Effendiu ka organizuar mbrojtjen e qytetit nga qetnikët. Sikurse mos të ishte mbrojtur Pazari i Ri n atëherë numri i boshnjakëve do të ishte sikurse që është sot në  në Priboj, Nova Varosh dhe Plevla. Këtë të mirë nuk do tia harrojmë kurrë dhe nuk do të pranojmë nga askush të bejnë atë që e kan bërë me decienje” tha në mes të tjerash Zukorliq. /Ismret Azizi

SHPËRNDAJE