Dark Mode Light Mode

Qeveria e Kosovës deklarohet për mos takimin e Kurtit me Ramën

Qeveria e Kosovës është deklaruar për mos takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Qeveria thotë se në bazë të agjendës së deritanishme, Rama po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t`i rregullojë raportet.

Ndërsa, Zyra e Kryeministrit e ka ftuar Ramën në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor, kurse përmes një përgjigjeje të Zyrës së Kryeministrit Rama thuhet se nuk do të jetë i pranishëm me këtë datë në Kosovë.

Advertisement

“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 1 =

Previous Post

“Ndihmojnë në armatosjen e FSK-së” - Ankohet Petkoviq: Komuniteti ndërkombëtar shkel hapur Rezolutën 1244

Next Post

FFK paraqet reagim zyrtar në UEFA për thirrjet shoviniste të tifozëve serbë në Euro 2024 

Advertisement