Pas tragjedisë në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll, vijnë dhe dëshmitë e para. Rrëfime tronditëse dhe nga ata që janë përballur sy më sy me autorin e vrasjes masive.

Një grua, e cila i ka shpëtuar sulmit terrorist në lokalin e natës “Reina” në  zonën e Ortakoy në Stamboll, ka rrëfyer ngjarjen.

Gruaja thotë se në lokal ndodhej bashkë me bashkëshortin e saj, kur ndodhi sulmi i armatosur.

“Isha me shpinë nga autori. Bashkëshorti më tha; “Shtrihu!” Dhe unë ashtu veprova, u shtriva. Burri im u shtri mbi mua dhe më mbrojti me trup. Ai mori 3 plumba. Pashë njerëz që u vranë para syve të mi, këputeshin në tokë. Nuk jam ngritur nga aty derisa erdhën forcat speciale e na nxorrën jashtë. Burrin e kam në spital, thotë Sinem Uyanik teksa rrëfen ngjarjen.

Ndërkohë dëshmitari okular Mehmet Dag ka thënë se ai ishte ballë për ballë me sulmuesin në lokalin e natës në Stamboll.

“Unë kam qenë me një një shok në klub. Nuk mund të lëvizja. Së pari ai qëlloi në drejtim të policisë. Pasi qëlloi në drejtim të tyre, ai qëlloi me armë drejt të parit që i doli para. Pastaj kishte në shënjestër sigurimin”, thotë ai.

“Kur ai hyri, ne nuk e dinim se çfarë ka ndodhur. Nisën krismat e armëve dhe pas pak dhe një shpërthim. Unë kisha kontakt sy me sy me të. Ai ishte duke na shikuar të gjithëve në turme dhe qeshte teksa qëllonte”, tha dëshmitari.

Askush ende nuk është arrestuar në lidhje me sulmin.

SHPËRNDAJE