Dark Mode Light Mode

PVD ME RIZA HALIMIN NE KRYE NISI FUSHATËN PARAZGJEDHORE

Para simpatizantëve të këtij subjekti me ovacione u prit lideri i PVD-së Riza Halimi,i cili në fjalën e tij elaboroi sukseset e kësaj partie që nga themelimi e gjer në ditët e sotme.  Para të pranishmëve të shumët që kishin ardhur nga Lugina e Preshevës u bë shpalosja e programit të PVD-së për këto zgjedhje.Tubimin e sotëm e përshëndeti edhe kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi ku i dëshiroi fitore kësaj partie si dhe  Fehmi Beha nga komuna e Medvegjës foli për veprimin e saj në tri komunat e Luginës së Preshevës.    

Avni  JUSUFI

 

Advertisement

Preshevë,14 prill

 

Sot me fillim nga ora 13 :00 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdullah Krashnica“ në Preshevë Partia për Veprim Demokratik në praninë e qindra simpatizantëve ka mbajtur tubimin promovues për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 6 Maj. Partia për Veprim Demokratik në Luginë të Preshevës fushatën e vet e ka nisur me moton “Për ndryshime pozitive “. Tubimi promovues i PVD-së u mabjt sot në shtëpinë ë kulturës në Preshevë me çrast u bë promovimi i 38 kandidatëve të mundshëm për këshilltarë në asamblenë e ardhshme komunale. Para të pranishmëve të shumët që kishin ardhur nga Lugina e Preshevës u bë shpalosja e programit të PVD-së për këto zgjedhje.Tubimin e sotëm e përshëndeti edhe kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi ku i dëshiroi fitore kësaj partie si dhe  Fehmi Beha nga komuna e Medvegjës foli për veprimin e saj në tri komunat e Luginës së Preshevës.

 

Para simpatizantëve të këtij subjekti me ovacione u prit lideri i PVD-së Riza Halimi,i cili në fjalën e tij elaboroi sukseset e kësaj partie që nga themelimi e gjer në ditët e sotme. Ai po ashtu theksoi qëllimin e pjesëmarrjes në këto zgjedhje si dhe për zgjedhjet parlamentare të serbisë.Halimi në këtë tubim nuk la pa përmendur,që siç tha mangësit e qeverisjes së PDSH-së me pushtetin lokal të Komunës së Preshevës. Theksojmë se PVD në zgjedhjet lokale do të garon me numrin 6.

Kryetari i këtij subjekti z.Riza Halimi para të pranishmëve shpalosi programin e PVD-së për të cilin tha se i gjithë subjekti është i përkushtuar me gjitha forcat dhe se kësaj rradhe sikur edhe herave të tjera Partia për Veprim Demokratik do të jetë më e madhja në vende se dhe do të qeverisë në katër vitet e ardhshme.

Në prani të qindra simpatizantëve në Sallë ishin të kryetari i këtij subjekti z.Riza Halimi,kryetari i komunës së Bujanocit z.Shaip Kameri,z.Galip Beqiri kryetarë i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë si dhe drejtues tjerë të lartë të këtij subjekti nga Presheva,Bujanoci dhe Medvegja.

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + nine =

Previous Post

Prishtina, Luginen e Presheves nuk duhet trajtuar si diaspore, por pjese te Kosoves

Next Post

Shqiptarët heqin vetë barrikadën serbe afër Leposaviqit

Advertisement