Dark Mode Light Mode

Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri – Islandë

Shqipëria do ta luaj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve më 27 shtator ndaj Islandës, në stadiumin “AIR Albania”.

FSHF ka bërë publike ditën e sotme, çmimet e biletave për këtë ndeshje të rëndësishme, ku Kombëtarja kuqezi ka shanset për tu kualifikuar për më tej në Ligën e Kombeve, edhe pse në fillim duhet të përballet kundër Izraelit në transfertën e 24 shtatorit në orën 20:45.

Biletat variojnë nga 750 lekë të reja në 15.000 lekë të reja. Në tribunat pas porte bileta kushton 750 lekë të reja.

Në tribunat këndore kushtojnë 1200 lekë të reja, në tribunat përballë do të kushtojnë 2000 dhe 3000 lekë të reja. Në tribunën kryesore do të jenë 8000, 10000 lekë dhe në tribunën VIP do të kushtojë një biletë 15.000 lekë të reja.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − nine =

Previous Post

Memli Krasniqi nuk shkon në takim me Kurtin: Takohemi vetëm për marrëveshjen finale për njohjen e ndërsjellë (Dokument)

Next Post

Jasharaj paralajmëron padi ndaj ministrit Murati për deklaratat e djeshme

Advertisement