largea_dc4e22c5-43da-4ff4-a5ee-b44b9d6014951458645971Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me moton “Fol, mos u tut” protestuan sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Dhjetëra gazetarë kërkuan kërkim falje nga kryeministri, Isa Mustafa ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve, Zekirja Shabani duke dënuar presionin që sa po vjen e po rrite ndaj gazetare, tha se rritja e sulmeve po ndodh edhe nga zyrtarët e lartë qeveritar.

“Mos efikasiteti i punës së gjykatave ka bërë që të na sulmojnë nëpër zyra. 27 raste në vitin e kaluar kanë qenë. Kemi mbështetje edhe nga federata të tjera evropiane. Ne presim nga kryeministri që të kërkojnë falje. Kemi bërë thirrje që të flas, të mos tutet”, tha ai.

Ndërsa, vet Kajtazi tha se kërkon që të vërtetohet kanosja .

“Unë pres nga shteti të veproj njëjtë qysh ka vepruar në rastin e djalit të djalit të kryeministrit. Nëse të gjithë jemi qytetarë të barabartë pres nga drejtësia që të kryen punën e vet dhe kryeministri të dal para drejtësisë. Kryeministri nuk e ka mohuar, unë e kam dëshmuar që kryeministri më ka telefonu dhe më ka fy dhe më ka kërcënu. Unë po pres nga drejtësia që të kryej punën e saj”, ka thënë Kajtazi.

SHPËRNDAJE