Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi, ka thënë sot në konferencë për media se propozimi i ministrit të Qeverisës Kurti, Blerim Reka për hapjen e koridorit për daljen e Serbisë në Durrës, në detin Adriatik, është një ide e rrezikshme dhe e vdekur qysh në shekullin e kaluar.

Kelmendi tha se ky incident politik kërkon përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministrit Blerim Reka.
“Sikur zoti Reka të kishte reaguar në cilësinë e qytetarit, rihapja e kësaj teze kishte me qenë në domenin e përgjegjësive të tij. Por incidenti politik, tragjika e rihapjes së kësaj teze fantazmë është se zoti Reka sot flet si ministër i Qeverisë Kurti, politikan që ka marr përgjegjësi publike para qytetarëve dhe është betuar në llogaridhënie. Andaj ky ministër duhet të jap dorëheqje dhe qeveria të marr përgjegjësi”, tha Kelmendi.
Zyrtari i lartë i PDK-së, po ashtu foli për veprimet e Qeverisë Kurti në raport me dëmtimin e marrëdhënieve me SHBA-të, duke theksuar se qeveria e Kosovës në mungesë të vizionit dhe guximit për tu ballafaquar me sfidat që ka para vetes, po hapë tema që janë varrosur 1 shekull më parë.

SHPËRNDAJE