Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani e ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, ndërsa ka theksuar përkushtimin për thellim të raporteve bilaterale mes dy vendeve.

“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën! Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, thuhet në postimin e presidentes Osmani.

SHPËRNDAJE