Dark Mode Light Mode

Presidentja Jahjaga vizitoi Tetovën, dhe takoi partitë shqiptare

 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të premten pasdite ka qëndruar për vizitë në Tetovë. Gjatë kësaj vizite ajo ka realizuar takim me zyrtarë të lartë të partive shqiptare. Jahjaga është pritur nga nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, deputetja Ermira Mehmeti-Devaja, dhe sekretari organizativ i kësaj partie, Hazbi Lika.

Temë diskutimi ka qenë situate aktuale politike në rajon dhe në Maqedoni, sidomos në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 5 qershorit.

Jahjaga është takuar edhe me përfaqësues të partive tjera politike shqiptare në Tetovë.

Advertisement

Vizita e presidentes së Kosovës në Maqedoni cilësohet të ketë qenë vizitë private, pasi që nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar për qëndrimin e saj në Tetovë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − 6 =

Previous Post

Mbyllet ``Olimpiada Mbarëkombëtare e Matematikës``

Next Post

Kate Middleton nuk mund të bëjë fëmijë?

Advertisement