Dark Mode Light Mode

Presidenti i Shqipërisë reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Thaçit

Presidenti i Republikës së  Shqipërisë, Ilir Meta është përfshirë në debatin, i cili është duke u zhvilluar në Kosovë pas vendimit të Gjykatës së Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë së re.
Meta ka thënë se gjithmonë ka respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Meta ka thënë se edhe më tutje do ta vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja evropiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − 15 =

Previous Post

<br>E turpshme: Përkrahësit e Albin Kurtit rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, Distanca sociale nuk mbahet as 10 centimetra (Foto)

Next Post

Latifi: Kurtin e sollën në pushtet gabimet e të tjerëve, por ai nuk diti ta mbaj atë<br><br>

Advertisement