Dark Mode Light Mode
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Bota e Yjeve
  • Opinione
  • Teknologji
  • Intervista
Presheva Jonë Presheva Jonë
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Bota e Yjeve
  • Opinione
  • Teknologji
  • Intervista
Marketing Marketing
Presheva Jonë Presheva Jonë
What are You Looking For?
Popular Searches
  • Aktuale
  • Bota
  • Bota e Yjeve
  • Intervista
  • Opinione
  • Sport
  • Teknologji
Trending Now

Bay T sjell foto joshëse me bikini

  • Bota e Yjeve
16 Korrik, 2026
bypresheva jone
0

Teuta Selimi ka dy fjalë për djemtë e saj

  • Bota e Yjeve
16 Korrik, 2026
bypresheva jone
0

Pas lëndimit në Botëror, Saliba pritet të mungojë pesë muaj për shkak të operacionit në shpinë

  • Sport
16 Korrik, 2026
bypresheva jone
0

Mali i Zi heq udhëtimin pa viza për rusët

  • Bota
16 Korrik, 2026
bypresheva jone
0
Shala: Kosova nuk diti ta shfrytëzoj sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës
  • Lajme
  • Sport
Presidenti Ademi pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, flasin për stadiumin e qytetit
Ditë e veçantë për futbollin në Kosovë: Lansohet strategjia për futbollin e grave dhe vajzave
Home Presidenti Ademi pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, flasin për stadiumin e qytetit

Presidenti Ademi pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, flasin për stadiumin e qytetit

  • Lajme
  • Sport
27 Tetor, 2023
bypresheva jone
0

27 tetor, 2023 – Presidenti Agim Ademi është pritur sot nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë. Temë qendrore e këtij takimi ishte prezantimi i projektit të stadiumit të Gjilanit, për të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit për ta shndërruar në stadium të kategorisë së 4 të UEFA-s. Në këtë projekt do të investohen edhe 15 milionë euro. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për investimet e federatës bashkërisht me komunën në regjionin e Gjilanit si dhe riorganizimin e këtij regjioni. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe stadiumi i Kikës, punimet e të cilit do të përmbyllen së shpejti, si dhe për klubin dhe shkollën e futbollit të Dobërçanit. Ademi e Hyseni u dakorduan që në ditët e ardhshme ta nënshkruajnë një memorandum, ku drejtuesit e komunës u treguan të gatshëm që të ofrojnë parcelën dhe infrastrukturën bazike për federatën në mënyrë që bashkërisht të ndërtohen sa më shumë objekte sportive. Kreu i FFK-së e falënderoj kryetarin Hyseni për gatishmërinë e bashkëpunimit si dhe e përgëzoj atë për projektin e një stadiumi shumë të bukur, të cilin e quajti si perlë të qytetit. Ademi theksoi se një stadium i tillë i ka munguar derbit të madh të Anamoravës dhe njëherësh derbit më të madh të futbollit kosovar, por edhe në rajon. I pari i shtëpisë së futbollit kosovar uroi që projekti i stadiumit të qytetit në Gjilan të përfundojë sa më shpejtë dhe kësisoj t’i rikthehet nami dhe tradita e derbit, duke e mbushur stadiumin përplot me tifozët e të dyja skuadrave ‘Skifterat” dhe “Intelektualët”, spektakël i cili ka vite që po i mungon këtij qyteti. Ademi premtoi që FFK do të ndihmojë dhe do të investojë në komunitetin e futbollit në këtë regjion, i cili do të riorganizohet shumë shpejt. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi ishte i shoqëruar nga legjenda e futbollit gjilanas, Muharrem Sahiti dhe administratori i LRF të Gjilanit, Armend Misini.

Advertisement
Advertisement
  • Lajme
  • Sport
27 Tetor, 2023
bypresheva jone
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 + 9 =

Previous Post

Shala: Kosova nuk diti ta shfrytëzoj sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës

  • Lajme
26 Tetor, 2023
Next Post

Ditë e veçantë për futbollin në Kosovë: Lansohet strategjia për futbollin e grave dhe vajzave

  • Lajme
  • Sport
30 Tetor, 2023

Optika Lens

Follow UsFollow Us

Top News

  • Bay T sjell foto joshëse me bikini
    Bota e Yjeve
  • Teuta Selimi ka dy fjalë për djemtë e saj
    Bota e Yjeve
  • Pas lëndimit në Botëror, Saliba pritet të mungojë pesë muaj për shkak të operacionit në shpinë
    Sport
  • Mali i Zi heq udhëtimin pa viza për rusët
    Bota
  • Morientes këshillon Liverpoolin të bëjë një lëvizje të guximshme për Lamine Yamal
    Sport
Advertisement
Advertisement

Recommended for You

Pas lëndimit në Botëror, Saliba pritet të mungojë pesë muaj për shkak të operacionit në shpinë

  • Sport
bypresheva jone
0

Mali i Zi heq udhëtimin pa viza për rusët

  • Bota
bypresheva jone
0

Morientes këshillon Liverpoolin të bëjë një lëvizje të guximshme për Lamine Yamal

  • Sport
bypresheva jone
0

Greqia bllokon paketën e re të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë ndaj gazit rus

  • Bota
bypresheva jone
0

Liverpooli blindon Dominik Szoboszlain me kontratë të re afatgjatë

  • Sport
bypresheva jone
0

FIFA nis hetim disiplinor ndaj Argjentinës për banderolën provokuese kundër Anglisë

  • Sport
bypresheva jone
0

Nga Dhurata Dora te Buta – artistët shqiptarë që do të pushtojnë Sunny Hill Festival 2026

  • Aktuale
  • Bota e Yjeve
bypresheva jone
0

Rama reagon pas kritikave për Paunoviqin: S’bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd

  • Aktuale
bypresheva jone
0
Presheva Jonë Presheva Jonë
Agjencia Kombëtare e Lajmeve ‘Presheva Jonë’, e themeluar më 28 nëntor 2010, është një medium i pavarur dhe i vetmi shqiptar në Luginën e Preshevës.
  • Bota e Yjeve
  • Intervista
  • Lajme
  • Aktuale
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Teknologji
Na Ndiqni
Facebook Twitter Youtube Instagram
  • Terms of Use
  • Privacy Policy
  • Marketing
© 2026 PreshevaJone. Website by Hostinkos.