Në mbremjen e organizuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ndër shumë personalitete të jetës publike në vend, të ftuar ka qenë edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, i cili njihet për raporte miqësore edhe personale me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

Presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi, se bashku me ambasadorin amerikan ne Prishtine, z. Jeffrey Hovenier

Në mesin e shumë figurava, nga politika, arti, gazetaria apo fusha e mediave në përgjithësi, ambasada e SHBA-vë në Prishtinë ka ftuar edhe z. Agim Ademi, si dhe trainer i xhudos, z. Driton Kuka, si të vetmit nga sporti në vendin tonë.

Presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi, bashke me presidenten znj. Vjosa Osmani-Sadriu dhe bashkeshortin

Ademi ka publikuar edhe dy fotografi në rrjete sociale, ku në njërën duket me ambasadorin amerikan, kurse në tjetrën me presidenten e vendit, znj. Vjosa Osmani-Sadriu bashkë me bashkëshortin.

Do theksuar se z. Ademi njihet, ani pse si përfaqësues i sportit (futbollit), në vazhdimsi mbanë raporte fantastike me të gjithë spektrin politik në vend, por edhe me përfaqësuesit diplomatik të gjitha vendeve mike në vendin tonë, cka lirisht mund të themi se është një “emrues i përbashkët”, apo “miku I të gjithëve”.

SHPËRNDAJE