Ballina Lajme Presidenti Ademi ftohet në gala mbrëmjen e FIFA-s

Presidenti Ademi ftohet në gala mbrëmjen e FIFA-s

0

10 shkurt, 2023 – Presidenti Agim Ademi është ftuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit “The Best FIFA Football Awards 2022”. Ky event do të mbahet më 27 shkurt në Paris, në orën 21:00, e ku do të nderohen më të dalluarit e vitit në sportin nr 1 në botë. “The Best FIFA Football Awards”, filloi si event në vitin 2016 dhe vit pas viti kurorëzoi figurat e jashtëzakonshme të futbollit botëror.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në festën vjetore të yjeve më të mëdhenj të futbollit ‘The Best FIFA Football Awards™’, që do të mbahet në ‘Salle Pleyel’ në Paris më 27 shkurt 2023. Me këtë rast, ne nderojmë lojtarët, trajnerët dhe tifozët më të mirë të cilët na kanë magjepsur gjatë sezonit të fundit me aftësitë e tyre marramendëse dhe momentet e dramacitetit të lartë. Ceremonia e këtij viti do të marrë një rëndësi të veçantë pasi do të mbahet në vazhdën e Kupës së Botës FIFA Katar 2022™, e cila na dha aq shumë kujtime për t’u çmuar dhe dëshmoi se futbolli është një sport vërtet global. Emrat më të mëdhenj të futbollit do të marrin pjesë në këtë spektakël, i cili do të kurorëzojë më të mirët në një tjetër sezon të jashtëzakonshëm. Mezi presim t’ju mirëpresim në Paris për edicionin ‘The Best FIFA Football Awards 2022’”, thuhet në ftesën drejtuar kreut të FFK-së.

SHPËRNDAJE