« Roli i diplomacisë ndërmjetësuese dhe i NATO- s në arritjen e paqes në Kosovë », quhet libri më i ri i autorit Mr.Reshat Nezirt.

Promovimi i këtij libri u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Feniks në Preshevë ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i shoqatës Bilall Maliqi ka potencuar se zoti Neziri ka bërë një punë të palodhshme, libër ky që do tu shërbejë të tjerëve si model se si duhet të bëhet një punim shkencorë.

Preshevë 19 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Promovimin e librit e kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal në Preshevë si kryetari i komunës, Ragmi Mustafa dhe zëvendës kryetari i kuvendit, Orhan Rexhepi. Ndërsa recensionin e librit Roli i diplomacisë ndërmjetësuese dhe i NATO- s në arritjen e paqes në Kosovë e ka punuar Iljasa Musliu. Ky punim shkencorë shtjellon në mënyrë të veçantë efektin e kombinimit të përpjekjeve diplomatike me ato të përdorimit të forcës ushtarake në arritjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, njofton TvP.

Politologu nga Kosova, Albinot Maloku në vështrimin e tij për librin në fjalë ka potencuar se Trajektoria e para dhe pas çdo lufte, është përcjellë gjithherë me bisedimet që kanë ndodhur në mes të palëve në konflikt, qoftë në kontakte të drejtpërdrejta e më së shumti me ndërmjetësues për të kanalizuar mos hyrjen në luftë ose fillimin e paqes.

Kjo gjë është përsëritur edhe në luftërat të cilat kanë ndodhur në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Padyshim, dhe jo pa shkas është konkluduar që luftërat në ish- Jugosllavinë e Titos ishin të pashmangshme, nga se elementi unitarist serbomadh e cila e morri nën drejtim, pas pluralizmit politik, ish-Jugosllavinë nuk e pranoi ndërtimin kushtetues të RSFJ-së të vitit 1974, dhe me këtë luftërat u bënë mjeti kryesor për ikje nga kjo Republikë Federative të njësive përbërëse. Autori i librit, Reshat Neziri në ceremoninë e sotme të promovimit të librit ka theksuar se përzgjedhja e kësaj teme ishte përgjegjësi dhe me një rëndësi të veçantë nga fakti se në kuadër të faktorëve të shumtë në ndikuan në realizimin e paqes në Kosovë në këtë punim vështrim të veçantë i kushtohet dy faktorëve shumë të rëndësishëm Diplomacisë Ndërmjetësuese dhe Nato-s, ku lexuesi mund të merr njohuri për rolin e tyre që patën në rastin e Kosovës. Ky punim magjistrature paraqet një kontribut shtesë për njohjen më të mirë nga ana e lexuesve të krizës kosovare dhe mënyrën e përmbylljes së saj.

SHPËRNDAJE