Polizei-ZurichCyrih, 1 maj -Enti Federal i Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin. e A.S (52)  në një lagje të Cyrihut i cili banonte. Ai ka hedhur poshtë akuzat dhe po kundërshton ashpër ekstradimin e tij në Serbi, ka  njoftuar «Sonntagszeitung»,  transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

A.S. nuk e kishte pritur nje gje te tille, kur të martën e kaluar pak para orës 6 iu prish gjumi. kur polizia kantonale i kishte trokitur ndere. (“Die Kantonspolizei Zürich nahm einen Kosovo-Albaner am vergangenen Dienstag fest.. Er soll 1998 als Mitglied der kosovo-albanischen Befreiungsarmee (UÇK) Kriegsverbrechen an serbischen Zivilisten begangen haben”) Ai hapi derën e banesës së tij në një lagje të Cyrihut dhe u gjend para policëve. Shqiptari nga Kosova u arrestua menjëherë dhe u shoqërua në aeroport. Gjatë rrugës ai e kuptoi edhe arsyen e arrestimit. Familja e A.S. jeton në Zvicër që nga viti 1998. Ai ka  tre fëmijë, disa prej tyre kane tashme shtetesine  zvicerane.

Enti Federal i Drejtësisë e ka konfirmuar arrestimin. A.S. ka hedhur poshtë akuzat dhe po kundërshton ashpër ekstradimin e tij në Serbi. A.S. si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ai akuzohet se ka “kryer krime lufte ndaj civilëve serbë në disa fshatra të Kosovës…” , transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Në vitin 2012 Zvicra ia kishte dorëzuar drejtësisë së Beogradit një shqiptar nga Presheva. Edhe ai akuzohej për krime lufte. Por pas ca muajsh ai u lirua si i pafajshem,  në mungesë të provave.

Ndryshe nga Berna agjencia e lajmeve Presheva Jone ka mesuar se Prishtina zyrtare ka reaguar tek autoritet helvetike. Prishtina permes Ambasadës kosovar ne  në Bernë kërkon shpjegime. Ministri i Drejtësisë i Kosovës Hajredin Kuçi  i ka shkruar  homologia e tij zvicerane Simonetta Sommaruga. Në një letër ai sqaron se përse nuk është i lejueshëm ekstradimi në Serbi. Sipas ministrit Kuçit “për veprat e supozuara të shtetasit kosovar është kompetente drejtësia në Kosovë dhe jo shtetet fqinje!”

SHPËRNDAJE