Dark Mode Light Mode

Policia në Tiranë “bën gafën e madhe”, gjobit invalidin (Foto)

Policia në Tiranë "bën gafën e madhe", gjobit invalidin (Foto) Shpesh herë për fat të keq policia është akuzuar nga qytetarët për paaftësi në vendosjen e gjobave.

Me sa duket qytetarët nuk e kanë patur gabim. Rasti më poshtë është një rast flagrant i paaftësisë së një efektivi të policisë së shtetit i cili i ka vendosur gjobë një personi invalid sepse kishte parkuar makinën e tij tek vendi i përcaktuar për invalidët.

Madje jo vetëm kaq, qytetari shprehet se mbi të gjitha dokumenti zyrtar që vërteton statusin e invalidit ka qenë i afishuar në xhamin e përparmë të automjetit në një vend mjaft të dukshëm, madje habitet se si ka mundësi që polici nuk e ka parë në një kohë që dokumenti është në format A4.

Ngjarja ka ndodhur përpara dy ditësh në Tiranë, pranë pallateve Shallvare./JOQ/

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

six + fifteen =

Previous Post

Audi prezanton modelin e fuqishëm RS3 2017 (Foto)

Next Post

Ministri zviceran Burkhalter takonnë Bernë homolgun e tij turk Çavuşoğlu

Advertisement