Lojtari i kombëtares gjermane Lukas Podolski ka lindur në Poloni. Si djalë i emigrantëve polakë ai e ndien veten të lidhur me atdheun – dhe shpreson, që ekipi polak të avancojë në Kampionatin Evropian të Futbollit.
Deutsche Welle: Ju keni ardhur në Gjermani, kur ishit vetëm dy vjeç. Prindërit Tuaj flasin polonisht. Cili vend ëhstë pë rJu më i dashur: Polonia apo Gjermania?
Lukas Podolski: Kjo është një pyetje e vështirë. Unë gjithmonë them, se kam dy zemra – njëra reh për Poloninë dhe tjetra për Gjermaninë. E kjo nuk ndryshon.
Nëse do të mund të zgjidhnit: Do të preferonit të quheshit polak, gjerman apo evropian?
Unë gëzohem që jam edhe polak edhe gjerman. Në Këln, ku unë banoj, jëtojnë shumë polakë. Unë gëzohem, që mes Polonisë dhe Gjermanisë sot është krejt ndryshe nga sa ka qenë para 50 apo 20 vjetësh. Unë gëzohem, që jetojnë kaq shumë polakë në Gjermani dhe që po kaq shumë gjermanë jetojnë në Poloni.
Çfarë është për Ju më e rëndësishmja në jetë?
Unë kam një djalë katër vjeç dhe ai është për mua më e rëndësishmja në botë.
Çfarë prisni prej prezantimit në atdheun Tuaj Poloni?
Ne padyshim duam që të arrijmë sa më shumë. Ky është qëllimi ynë. Unë gëzohem shumë për Poloninë, që atje po ndërtohen autostrada të reja, po hapen biznese të reja dhe po ndërtohen stadiume të reja. Unë shpresoj natyrisht edhe që Polonia në avancojë në kampionat dhe të mos mbetet prapa si në turnetë e fundit, ku ekipet polake janë skualifikuar qysh në raundet e para. Unë shpresoj, që në këtë vend të ketë një hop të vogël edhe në drejtim të futbollit, në mënyrë që skuadrat të përfitojnë ashtu siç ndodhi edhe në Gjermani me Kampioantin Botëror 2006. DW

SHPËRNDAJE