donnnnPodgorice: Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, i kanë dërguar një notë proteste Prishtinës për vendosjen e flamurit të Shqipërisë dhe një shenjë me mbishkrimin ‘Republika e Kosovës’ dhe ‘Mirë se vini’, që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë vendosur në territorin e Malit të Zi për të treguar se ku “janë kufijtë e ligjshëm”, shkruan Tanjug, (“Crna Gora upozorila Pristinu notom zbog aktivnosti opozicije“), transmeton agjencia  e lajemeve “Presheva jonë”

Flamuri dhe mbishkrimet “Mirë se vini në Republiken  Kosovës” (“Crnogorsko Ministarstvo spoljnih i evropskih intgracija uputilo je protestnu notu Prištini zbog postavljanja zastave Albanije i table sa natpisima “Republika Kosovo” i “Dobro došli”) të cilat ishin vendosur dje në mes të kalimit kufitar janë larguar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi. Ndërsa Podgorica përmes një shënimi ka paralajmëruar Prishtinën për të parandaluar aktivitetet e ardhshme të ngjashme.

 

Deputeti i Levizjes Vetevendosje, Fisnik Ismajli, në llogarinë e tij “facebook”, ka thënë se kjo ishte një mënyrë që qytetarë të kundërshtojnë “dhënien e tokës Malit të Zi sipas një marrëveshjeje për të cilin kishte disa muaj mosmarrëveshje mes opozitës dhe autoriteteve të Kosovës”, shkruan ne fund Tanjug. /”Presheva jonë”

SHPËRNDAJE