macedd

Zyrtarisht konsiderohen si të vdekur 20 persona, edhe atë nga rajoni i Stajkovcit, Haraçinës, Smillkovës e Hasanbegut, – bëjnë me dije nga MPB-ja. Deri tash, sipas tyre, janë identifikuar 13 persona, raprton INA nga Shkupi.

20 të vdekur deri më tani në Hasanbeg, numri vazhdon të rritet. Siç raporton gazetari i portalit TetovaSot nga Hasnabegu familjet të trishtuara dhe shumë lot vazhdojnë për të gjetur të afërmit.

Siç mësoi portali TetovaSot nga 20 të vdekur 10 për momentin janë shqiptarë ku siç rrëfeu banori i Hanbegut kanë përjetuar tmerr njet sikur Cunami.

Shkaku është te unaza e jo te liqeni . Uji është mbledhur aty dhe ka shpërthyer përmby autoban dhe ka ardhur si Cunami.

Zyrtare: Moti i lig mori me vete 20 viktima në Maqedoni (Skopje after strong rain of more than 4 hours and until now more than 40 dead!)

skkk“Deri në këto momente janë dy pleq shqiptarë njëri në Kamenik, dhe një plakë, është humbur një burrë shqiptarë me tre vajzat e veta dhe shoqen, pastaj prej  në autoban e ka pru uji një burrë shqiptarë nga Xhon Kenedi sepse kufoma ka ardhë në oborin tonë dhe në xhep e kishte një letërnjoftim të një gruae shqiptare që rezulton të jetë edhe ky shqiptarë” shperhet me trishtim banori i Hasnbegut për TetovaSot

Por raportet nderkombëtare nurmine viktimave e qojne deri ne 40 ?!…” Pas shiut të fortë prej më shumë se 4 orë dhe deri më tani më shumë se 40 të vdekur!..” ka shkruar ne Twitter Khallad Swaid (Auf sozialen Medien kursieren Zahlen um die 40. (Twitter/Khallad Swaid), ka shkruar edhe agezat zvicerane 20Minuten, trasanemton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

maceddd“Për momentin morëm informacion se numri prej 17 është rritur në 20; shpresojmë se ky numër këtu do të ndalet. Të gjithë institucionet nga fillimi i kësaj fatkeqësie janë në terren, dhe po tentojnë të përballen me këtë situate. Mbi 100 qytetarë janë nxjerrë, dhe u është ofruar ndihma mjekësore”, – ka deklaruar ministri  i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ka konfirmuar, se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 15 persona.

Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë.

Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra
Ankth në Shkup, katastrofa e djeshme mund të përsëritet

Shkupi po përjeton një situatë kaosi, një ditë pas katastrofës natyrale që goditi rajonin.
Dje u regjistruan reshje shiu me 33 litra për metër katror dhe pati më shumë 800 goditje rrufesh, gjendje kjo shumë larg normales.
Sinoptikët thonë se do të ketë sërish reshje shiu me intensitet të lartë në rajonin e Shkupit dhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë.
Kjo gjë ka shkaktuar ankth tek qytetarët, edhe pse Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov ka thirrur ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të dëmtuara dhe për të qenë në gadishmëri.

Dyshohet për 5 viktima

Gazetari nga Shkupi, Muhamed Zekiri në rrjetin e tij social në Facebook, ka informuar se bilanci i viktimave nga përmbytjet në Shkup, jo zyrtarisht mendohet të jetë 5 viktima.

“Jozyrtare bilansi i vërshimeve ne Shkup është 5 viktima”, shkruan Zekiri në fb.

Nuk ka ende konfirmim as nga policia dhe as nga Qendra për menaxhim me kriza që u formua pas përmbytjeve të stuhishme në Shkup.

Ekipet e policisë, ARM-së, zjarrfikësve dhe shumë ekipet tjera kanë dalë në terren për të ndihmuar qytetarët e rrezikuar nga përmbytjet.

SHPËRNDAJE