PËR HIRË TË INFORMIMIT TË SHQIPTARËVE

* Pasi që po shihet huti si pasojë e mosnjohjes së temës dhe situatës së krijuar pas aprovimit të asaj që u bë temë shumë e përfolur në Preshevë, e që quhet Plani lokal aksional për avancimin e pozitës së migrantëve në teritorin e Preshevës për periudhën 2017-2021 e pash të udhës të shkruaj pak e të shpjegoj shumë.

1.

QEVERIA E REPUBLIKËS SË SERBISË pas luftërave në teritorin e ish-Jugosllavisë në bazë të Ligjit për refugjat të miratuar në vitin 1992, të ndryshuar e plotësuar më 2002 dhe 2010, si dhe Ligjit për menaxhimin e migracionit të miratuar në vitin 2012 ka themeluar Komesariatin për Refugjat të Republikës së Serbisë (Komesariat za Izbeglice Republike Srbije – KIRS).

Komesariati si një organizatë e veçantë e cila funksionon në kuadër të administratës shtetërore të Republikës së Serbisë, kryen aktivitetet profesionale dhe të tjera që lidhen me menaxhimin e riatdhesimit, kthimit dhe integrimit të refugjatëve të përcaktuara me këtë ligj dhe detyrat e lidhura administrative.

Në Republikën e Serbisë egzistojnë 137 Plane aksionale lokale për avancimin e pozitës së migrantëve në kuadër të komunave dhe qyteteve të cilat Republika e Serbisë i llogarit si pjesë e teritorit të vet.

2

PLAN LOKAL AKSIONAL quajm çdo dokument strategjik që në vete përmban propozime për aktivitete strategjike, projekte dhe programe, që duhet të përshkruajë aktivitetet dhe rezultatet e komunës në afatin e caktuar kohor së bashku me definimin e rezultateve të tyre dhe harxhimet që bart ai plan. Plani lokal aksional për avancimin e pozitës së migrantëve në komunën e Preshevës ka të bëjë vetëm me Komunën e Preshevës dhe me asnjë pjesë tjetër të botës.

Plani lokal aksional për avancimin e pozitës së migrantëve në teritorin e Preshevës për periudhën 2017-2021 është plan i pamiratuar në Kuvendin Komunal të kësaj komune dhe si i miratuar më 30.12.2016 nga Këshilli Komunal i Preshevës me vetëm 7 votat e përfaqësuesve të Alterntivës për Ndryshim, është dërguar në Komesariat në mënyrë jolegjitime nga tanimë Kryetari i dhunëshëm i Preshevës i emëruar nga Qeveria e Serbisë më 14 shtatorë 2016, vendim për të cilin kryeministrja e Serbisë Bërnabiq në një bisedë private kah mesi i muajit tetor ka pohuar se nuk ka patur njohuri as për situatën e krijuar në Preshevë e as për vendimin e 14 shtatorit 2016, gjë që vërtetohet me mungesën e nënshkrimit të saj në këtë vendim.

Sipas dokumentit “Plani lokal aksional për avancimin e pozitës së migrantëve në teritorin e Preshevës për periudhën 2017-2021” i përpiluar nga Komesariati në bashkëpunim me Ministrinë e punës, çështjeve të veteranëve e atyre sociale – asokohe të udhëhequr nga Aleksandar Vullin dhe Danish Refugee Council, i miratuar më 30.12.2016 e që unë kam pranuar në formë zyrtare duke u thirrur në bazë të Ligjit për qasje të lirë në informata me interes publik, shihet se APN ka miratuar dokument që pohon se në Preshevë jetojnë vetëm 3080 shqiptarë në bazë të regjistrimit 2011 (FQ.13) e që nuk përmendet askund vlerësimi i popullatës së Luginës së Preshevës i bërë nga OSBE dhe i pranuar nga Serbia në vitin 2015, pa marrë parasysh se shqiptarët nuk janë pajtuar me këtë vlerësim.

Pra që në start të planit aksional paraqitet fotografia e Preshevës ashtu siç po tenton ta realizoj me vite të tëra Serbia duke paraqitur sa më pak shqiptarë në këtë komunë. Më tutje vazhdohet me tërë planin e kolonizimit të Preshevës nga serbët e ikur prej Bosnjës, Kroacisë dhe Kosovës pas luftrave në teritorin e ish-Jugosllavisë duke i siguruar pik së pari objektin për banim, më pas kushtet për jetë, kushtet për shkollim dhe punësimin e të paktën një anëtari të çdo familje, absurd kur Presheva mban rekordin e papunësisë në tërë teritorin e Republikës së Serbisë, e kur Shqiprim Arifi në bashkëpunim me Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pas shtatorit të vitit 2017 largojnë nga buxheti 33000 euro të parapara si subvencione për bizneset në këtë rajon.

3

 

Gurthemeli i vënë më 17 nëntor 2016 në Zemun për 270 banesa për serbët që gjinden në Serbi e që kanë ikur-zhvendosur pas luftrave në teritoret e ish-Jugosllavisë, është pjesë e “Planit lokal aksional për avancimin e pozitës së refugjatëve, personave të zhvendosur intern dhe të kthyerve të komunës së Zemunit për periudhën 2015-2019” të cilin të plotë mundë ta merrni këtu.

Mediumi publik i Kosovës përmes një lajmi, RTK në mungesë të informacionit derisa portali klientelist Presheva.com për shkak të pranimit të pagesës me lartësi prej 23000 EURO nga buxheti i Komunës së Preshevës, kanë dezinformuar popullatën shqiptare duke përzier dy plane totalisht të ndara sa i përket kësaj problematike.

Përveç tjerash mund lehtë të dëshmohet dezinformata duke e kërkuar lajmin në webfaqen e Ambasadës së SHBA-ve në Beograd dhe shihet se nuk egziston asnjë lajm në lidhje me këtë punë. Kjo nuk nënkupton se Ambasada e SHBA-ve nuk është pjesë e projektit që ka filluar më 17 nëntor, por se ky objekt po ndërtohet si pjesë e “Programit Rajonal të Banimit në Republikën e Serbisë” që zbatohet me mbështetjen e OSBE-së dhe UNHCR-së dhe financohet nga Bashkimi Evropian – donatori më i madh, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Italia, Norvegjia, Zvicra, Danimarka, Turqia, Luksemburgu, Qiproja, Rumania , Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria. (burimi: http://bit.ly/2zmXM4i)

Pra “Plani lokal aksional për migrantët për Preshevë”, i kontrabanduar nga Shqiprim Arifi për pazar pushteti me Qeverinë e Serbisë do të realizohet në Preshevë, pasiqë këto punime në Zemun janë rezultat i një plani aksional për migrant të asaj komunë dhe nuk kanë asnjë lidhshmëri me atë të Komunës së Preshevës.

****

Derisa Shqiprim Arifi dhe bashkëpuntorët e tij që po e degradojnë Komunën e Preshevës, nuk tërhiqet nga ky Plan lokal aksional për migrantët dëshmojnë se misioni i tyre është realizimi i kolonizimit të Preshevës dhe ndryshimit demografik në shkëmbim të udhëheqjes me pushtetin lokal.

Andaj, kjo temë nuk kërkon vetëm raportimin e drejt të RTK-së, por edhe të të gjitha mediave nga Kosova e Shqipëria me synim të alarmimit të spektrit politik duke nxitur reagimin e institucioneve më të rëndësishme kombëtare të të dy shteteve për të mbrojtur këtë komunë, e cila ka dhënë mjaftueshëm për lirinë e shqiptarëve kudo që janë, e sidomos për Kosovën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE