43558b3c-3c0b-441f-95a5-343fda085d24Vjenë, 6 mars -Një numër i madh shqiptarësh jetojnë dhe veprojnë në Austri, ku në shumë sfera të jetës janë të pranishëm në formën më të bukur dhe të mundshme. Ata janë shembull i mirë i integrimit në shoqërinë austriake, duke kontribuar me kulturën, artin dhe talentin e tyre, se dinë të ndërtojnë ura ndërlidhëse mes kulturës që morën me vete kur u larguan nga vendlindja, dhe asaj të cilën e gjetën këtu, dhe që i priti me duart hapur dhe plot ngrohtësi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Wiena.

Një artist i tillë është edhe piktori kërçovar Gëzim Emini, i cili sjell para artdashësve ekspozitën e tij të radhës me piktura nga motive të ndryshme të këtij zhanri të arteve pamore dhe vizuale.

dce4fd49-cb03-48e9-b609-8b2c18a7725cGëzimi ka lindur më 7 janar 1982 në Kërçovë, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme. Në vitin 2001 regjistrohet në Akademinë e Arteve Figurative, drejtimi i grafikës, në Universitetin e Tetovës, ku me sukses diplomon në vitin 2006, në klasën e profesorit Nafi Jashari. Pas diplomimit punon disa vite si mësues i artit figurativ në vendlindjen e tij. Është anëtar i Klubit të Artistëve “Draodacum“ në Gostivar, në kuadër të të cilit ka organizuar në vendlindje disa ekspozita kolektive. Nga viti 2010 ai emigron në Austri, ku dhe sot e kësaj dite jeton me familjen e tij dhe vazhdon të krijojë në sferën e tij profesionale.

c8907594-7907-4553-b53b-df5b54f05841Në Austri Gëzimi ka marrë pjesë me disa nga punimet e tij nëpër ekspozita të ndryshme kolektive. Ai kryesisht merret me artin abstrakt, të cilin me ngjyrat e shumëllojshme dhe intensitetin e tyre, mundohet ta prezantojë tek konsumuesit e këtij zhanri. Nga 17 mars 2016 ai hap ekspozitën e tij të radhës në “Kunstraum Dr. Roland” në Vjenë (adresa: Neubaugasse 43, 1070 Wien), e cila titullohet “Bota përmes ngjyrave”, përmes së cilës ai tregon se jeta nuk është vetëm bardh e zi, por edhe ngjyrat luajnë një rol të rëndësishëm në jetë. Ekspozita do të jetë e hapur deri në qershor 2016. /Besim Xhelili98253e5d-aa2e-4024-b95c-4ce13722ad89

SHPËRNDAJE