Ishmi i mbuluar nga plehrat ka bërë që vetëm më pak reshje shiu të përmbyten hektarë të tëra toke, madje uji ka rrethuar disa shtëpi në zonën e Krujës dhe të Kurbinit. Konkretisht Fshatrat Derven, Mallkuç, Bilaj në rrethinat e Fushë Krujës dhe Gjorm në Kurbin me dhjetëra ha toke është e pushtuar nga ujërat. Shumë familje janë të rrethuara nga ujërat, ndërsa niveli në disa zona arrin deri në rreth 80 cm, por nuk ka të dhëna për shtëpi të përmbytura. Shkak për permbytje në tokat bujqësore me të mbjella janë dhe mosfunksionimi i kanaleve kulluese dhe mbetjet në lumin Ishëm.

Një problem i tillë shfaqet thuajse në çdo vit në këtë zonë madje ka patur dhe shumë dëme, si ajo e një viti më parë në fushë Krujë, ku si rezultat i daljes nga shtrati i lumit Zezë është përmbytur një pjesë e mirë e Fushë Krujës. Nga këto përmbytje me qindra ha tokë bujqësore është e mbuluar me ujë dhe për pasoje dhe dëmet tek fermerët janë të mëdha nga prodhimet e stinës.

SHPËRNDAJE