Dr: Shefqet KRASNIQI
Në këtë javë filloi viti i ri akademik në të gjitha fakultetet e vendit tonë. Në fakt, ky vit i ri akademik Kosovën e gjeti dhe me një tjetër universitet publik në Prizren, dhe me premtime nga Qeveria për të tillë edhe në Pejë,  Gjakovë, e ndoshta edhe diku tjetër. Ani pse nuk e dimë se në esencë hapja e këtyre universiteteve është politike –siç është cilësuar nga shumëkush- apo jo, megjithëkëtë një gjë eshte e qartë se prej shkollimit nuk ka dëm, përkundrazi vetëm dobi dhe hair. Ndërsa në fillim të muajit shtator filloi edhe viti shkollor për shkolla fillore dhe të mesme, dhe ne që të dy palëve, nxënësve dhe studentëve, ju urojmë shumë sukses. Se dija është e rëndësishme dhe ka rol të madh nuk do koment, ngase për një gjë të tillë njëzëri deklarohen që të gjithë njerëzit e mençur të të gjitha feve dhe shoqërive. Tek ne në Islam fjala e parë e zbritur Pejgamberit Muhamed a.s. nga i madhi Zot ishte: “Lexo, mëso, studio në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar” (Kur’an, el- Alak:1) , çka do të thotë se Kurani dhe i tërë Islami i kushtuan një rëndësi të veçantë shkencës dhe dijes, bile lirshëm konstatojmë se asnjë libër qiellor i mëhershëm nuk i ka kushtuar kaq rëndësi të veçantë dijes e mësimit siç i ka kushtuar Islami. Dhe jo vetëm librat qiellor të mëhershëm, por asnjë ideologji, asnjë sistem nuk mund ta stimulon e ta nxis nxënësin a studentin për dije siç e bënë Islami. E mjafton fakti se dijetarët në Islam konsiderohen njerëzit më të ngritur, më të privilegjuar, më të dalluar. Njerëzit të cilët kanë një gradë shumë të lartë në këtë dhe në botën tjetër kur dalin para Allahut të Madhëruar për të dhënë llogari.   Nejse, si do që të jetë, mos të dalim nga tema ngase nuk jemi duke folur për rolin dhe pozitën e dijes në Islam apo në fetë tjera qiellore, por po flasim për fillimin e vitit të ri akademik.  Vit i cili me siguri se nuk do të shpëton pa sfida, pa probleme, ani pse krejt njerëzimi kanë probleme, por këto tonat janë paksa më të veçanta. Janë të veçanta ngase nuk  kemi punuar sa duhet për vendin tonë, nuk kemi qenë të sinqertë ndaj shtetit tonë, për atë arsye kanë ngecur shumë procese. Ka ngecur çështja e sovranitetit dhe integritetit të shtetit, ka ngecur çështja e ekonomisë, ajo e shëndetësisë, arsimit, dhe kështu me radhë.  Nëpër shkollat dhe institucionet tona të dijes,  mësimi ka rënë shumë, e për edukatë mos të flasim fare, sepse aty edukatë nuk marrin, gjë që është e idhët për ta thënë, por e vërtetë. Dhuna nga rruga është futur edhe brenda në shkolla dhe bashkë me të edhe shumë dukuri tjera, si prostitucioni, droga, alkooli, duhani etj. Realisht, këto gjëra do të duhej të ishin më së paku prezente në shkolla por ja që janë.  E në anën tjetër nëpër shkolla tona ende mësohet se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit, e ai i cili e ka të parin e tij majmun, ai me logjikë të shendoshë edhe vet është majmun, sepse majmuni e lind majmunin. Ende flitet haptazi kundër fesë Islame. Shumë profesorë bëjnë propagandë kundër Islamit, e fyejnë Kuranin, i përqeshin besimtarët praktikantë etj.  Filloi viti shkollor, por jo për të gjithë nxënësit ngase me dhjetëra nxënëse u ndaluan t’i ndjekin mësimet për shkak të bartjes së shamisë, për çka edhe u përjashtuan nga shkollat përkatëse ato fillore dhe të mesme. Ato vajza me shamia po i pengojnë drejtorët, arsimtarët dhe drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa ato tjerat që vishen me mini fustana e me kërthizë të zbuluar, atu nuk po i pengojnë. Për shkak të një shamie të privohet vajza nga e drejta e saj për tu shkolluar?! Kjo është shumë e rëndë. Po vallë nëse nesër e pasnesër, do jenë me qindra apo me mijëra vajza që janë të mbuluara, a thua të gjitha ta ndërprenë shkollimin e të mbeten të pa arsimuara e të pa shkolluara?! Mendoj se kjo është një sfidë jo e vogël për ministrinë e arsimit, e cila ende njëherë nuk është ka e çanë kokën për këtë punë, ani pse vet ministri pat deklaruar para pak muajsh në një intervistë dhënë një gazete ditore se nuk kanë pse të shqetësohen muslimanët për shami, me çka u kuptua se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, por nuk kaloi shumë dhe çdo gjë ndryshoi, sigurisht për të keq. Si do që të jetë neve na vie tepër keq që një numër i vajzave tona po privohen nga e drejta e tyre për shkollim duke u diskriminuar në mënyrën më të rënd të mundshme. Ndërsa atyre të tjerëve ju urojmë suksese në shkollim. Ashtu siç urojmë që ministria e arsimit të jetë më syçelë për ballë vështirësive me të cilat po ballafaqohen nxënësit e studentët tanë, në fusha të ndryshme, në mënyrë që të arrijnë suksese dhe të bëhen konkurrent vendeve fqinjëve, po edhe atyre të Evropës.  E ta qojnë këtë vend para, ngase ata janë e ardhmja e vendit tonë, e investimi në ta është investim për të ardhmen e shtetit. Ashtu siç shpresoj shumë që ministria do ta pezulloi sa më shpejt atë udhëzim administrativ famëkeq i cili ndalon vajzat myslimane nga bartja e shamisë, duke e konsideruar atë simbol fetar.  Po kështu lutemi dhe kërkojmë që tetor sikur ky më kurrë të mos përsëriten dhe le të mos guxojë kurrë askush të ngre dorë kundër diturisë, vatrave dhe shërbëtorëve të saj. Lutemi që Allahu ta ketë mëshiruar Drejtorin e Arsimit të KK-Prishtinë ndërsa familjes së tij t’i dhurojë forcë dhe fuqi për përballim të kësaj fatkeqësie! Kaq për këtë javë dhe deri javën e ardhëshme me një temë tjetër selam alejkum.
SHPËRNDAJE