20160501092938959Një grup pelegrinësh serbë kanë vizituar sot qytetin e Gjakovës.

Një qytetar nga Gjakova ka shkrepur disa fotografi nga vizita e atje dhe i ka dërguar në adresë të portalit Koha.net. Sipas tij, pelegrinët e kanë kryer këtë vizitë në orët e hershme të mëngjesit, afërsisht në orën 04:45 dhe janë larguar nga Gjakova në orën 07:05.

Vizita realizohet në kuadër të festës së Pashkëve. Ajo është siguruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë përcjell ekspeditën, përcjell koha.net.

Gjakova prin me numrin e shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë fati i të cilëve nuk dihet ende, përjetoi masakra të mëdha si dhe ishte po ashtu njëri prej qyteteve më të shkatërruara. Ardhja e pelegrinëve serbë në këtë qytet është përcjell shpesh me protesta e kundërshtime.

20160501093013350 20160501092955271

SHPËRNDAJE