Në Parlamentin Evropian (PE), me shumicë votash, është miratuar Rezoluta për Kosovën, që ishte paraqitur nga raportuesja Ulrike Lunaçek. Amandamenti i propozuar që Kosova në Parlamentin Evropian (PE) të përfaqësohet me fusnotë, është hedhur poshtë, ndërsa është miratuar amendamenti, që i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar t’i inkurajojë sportistët nga Kosova, që të marrin pjesë në Olimpiadë.

Në këtë Rezolutë u bëhet thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë, meqë siç tha Lunaçek, “kjo do t’i bënte më efektive përpjekjet e BE-së”.

Rezoluta për Serbinë

Në Parlamentin Evropian, me shumicë votash, është miratuar edhe Rezoluta për përparimin e Serbisë në integrimet evropiane, në të cilën i bëhet thirrje Beogradit që të mos i shpallë zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në Rezolutë, po ashtu, kërkohet që Serbisë, “sa më shpejt që të jetë e mundur”, t’i caktohet data e fillimit të negociatave për pranim.

Në rezolutë gjenden edhe vlerësime pozitive për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, reformat e brendshme dhe përparimin e bashkëpunimit me rajonin.

SHPËRNDAJE