Dark Mode Light Mode
Hagë, Gjenerali kriminel Mladic "shpërblehet" nga ICTY me burg të perjetshëm
PDSH: Kurrë më me PVD-në. Ja arësyet që prishën koalicionin në Preshevë me PVD-në e Riza Halimit alias Ardita Sinanit
Haga, Një shekull e gjysëm burg serbëve për krime dhe gjenocid ndaj joserbëve në ballkan

PDSH: Kurrë më me PVD-në. Ja arësyet që prishën koalicionin në Preshevë me PVD-në e Riza Halimit alias Ardita Sinanit

Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka sqaruar arsyet e gjëra për shpërbërjen e koalicionit me Partinë për Veprim Demokratik të Riza Halimit.

“PDSH vendos për zhbërjen e koalicionit me PVD. Natyrisht se nga ky vendim i PDSH-së gjendja e formimit të koalicioneve të reja është e hapur për të gjitha listat zgjedhore të komunës së Preshevës. PDSH është e vetëdijshme se nga ky moment mund të pres edhe pozicionin e opozitës gjë për të cilën kryesia e partisë ka debatuar dhe shqyrtuar. Nëse konsiderohet se kyçja e shqiptarëve në trupin kordinues është domosdoshmëri e kohës dhe kërkesë edhe e faktorit ndërkombëtarë, atëher PDSH disa javë më parë propozoi që në komunën e Preshevës të formohet koalicioni gjithëpërfshirës duke kyçur në ndarjen e pushtetit lokal në mënyrë proporcionale të gjitha listave zgjedhore që kanë fituar mandate këshilltarësh në zgjedhjet e fundit lokale”, thuhet në sqarimin e kësaj partie. Sipas kësaj partie, këtë propozim të PDSH-së rreth koalicionit gjithpërfshirës si fazë kalimtare trevjeçare nuk e përfilli vetëm partneri i koalicionit respektivisht PVD, kështu që kjo parti përfundimisht ka vendosur ndarjen.

Advertisement

Për PDSH veprimet e fundit të qeverisë serbe rreth vendimeve të sjellura menjëher pas nënshkrimit të dokumentit për rekonstruimin e trupit kordinues janë të papranueshme dhe qëllimkëqija si : – vendimi për ndërprerjen e transmetimit të sinjalit të TV Presheva – vendimi për përdorimin e alfabetit qiril në librat amë edhe në për shqiptarët e Luginës së Preshevës – vendimi për shkurtimin e vendeve të punës në administratë shtetërore – vendimi për uljen e rrogave edhe ashtu të numrit shumë të vogël të punëtorëve në Luginën e Preshevës – vendimin për uljen e transferit të rregullt komunave nga qeveria edhe për komunat e pazhvilluara të Luginës së Preshevës. “Me këto fakte është shumë lehtë të kuptohet se hyrja në trup kordinues është vetëm një spektakël i nevojshëm për qeverinë serbe e jo mundësi për të ndikuar në ndërprerjen e sjelljes së vendimeve politike të qeverisë serbe në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, thekson kjo parti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + seven =

Previous Post

Hagë, Gjenerali kriminel Mladic "shpërblehet" nga ICTY me burg të perjetshëm

Next Post

Haga, Një shekull e gjysëm burg serbëve për krime dhe gjenocid ndaj joserbëve në ballkan

Advertisement