Dark Mode Light Mode
Calmy-Rey nuk është këshilltare e Jeremicit !
PDSH: Denimi me 116 vjet, akt i radhës i Beogradit, në kuadër të terrorit sistematik
Paviçeviq – shef i ekipit negociator për Kosovën

PDSH: Denimi me 116 vjet, akt i radhës i Beogradit, në kuadër të terrorit sistematik

Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë dënon  dhe kundërshton ashpër   vendimin e gjykatës serbe  ndaj 11 shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dënuar  nga gjykata e lartë me 116 vite burg, njofton agjencia informative “Presheva jonë” duke ju referuar një komunikatenga kabineti i kyretrait të PDSH-së dhe të omunës së Preshvës ragmi Mustafa.

 

Preshevë, 20 shtator
Ky është një akt i radhës i qeverisë së Beogradit, në kuadër të terrorit sistematik që ajo ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë kundër  shqiptarëve  të Luginës së Preshevës.
PDSH  vlerson se ky gjykim është fund e krye një gjykim politik i cili është zhvilluar ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë  i cili ka për qëllim  friksimin e shqiptarëve  dhe realizimin e spastrimit etnik , i cili në mënyra të ndryshme është duke u  zhvilluar me decenije në këto treva.
Partia Demokratike Shqiptare e ndan shqetësimin me familjarët e të dënuarve dhe qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe njëherit  i inkurajon të njejtit që të gjejnë forcë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
PDSH   do të angazhohet me tërë potencialin e saj duke i  përdorë  të gjithë mekanizmat politik me qëllim që këta  qytetarë të pafajshëm shqiptarë të lirohen sa më shpejtë.
PDSH kërkon nga faktori politik shqiptarë i Luginës së Preshevës që ti unifikoj qëndrimet rreth këtyre veprimeve të papranueshme të qeverisë serbe që po zhvillon ndaj qytetarëve të pa mbrojtur shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Partia Demokratike Shqiptare kërkon nga të gjithë faktorët relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të miren masa për ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve të pa pranueshme për botën demokratike.a.i.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine − nine =

Previous Post

Calmy-Rey nuk është këshilltare e Jeremicit !

Next Post

Paviçeviq – shef i ekipit negociator për Kosovën

Advertisement