Partia Demokratike e Nagip Arifit po zgjeron aktivtetin e vet edhe me subjkte të reja. Përderisa ditë më parë qe themrlua Forumi Rinor, po ashtu sot është themeluar Forumi i Gruas. Ato sot për ketë qëllim ishin tubuar në Hotelin “Rozafa” në Bujanoc.
Bujanoc,4 dhjetor /AIK-Presheva Jonë
Në mesin e shumë femrave, 95 prej tyre u zgjodhën si delegate të Kuvendit qëndror të Forumit të Gruas, nga të cilat 23 do t’i prijnë kryesisë. Nga kjo seancë e parë znj. Adelina Bruçaj- Hasani (profesoreshë e gjuhës shqipe ) nga shumica u zgjodh për kryetare të Forumit të Gruas nga radhët e PD-së. Pos kryetares së re të FPD-së, forumi në fjalë ka edhe tri nënkryetare Nadije Beqiri, Sevdije Pajaziti dhe Shehide Adili. Ndërsa Emsale Jahiu, sekretare dhe Emine Emini arkatare. Pas themelimit të Formimit të Gruas dhe strukturat tjera të ketij forumi të femrave ka përshëndetur Mr. Nagip Arifi, lider i PD-së i cili para të pranishmëve i dha një retrospektivë rolit dhe angazhimit të femrës shqiptare në Luginën e Preshevës si domosdoshmëri e avancimit të proceseve demokratike dhe kombëtare në mjedisin ku jetojnë dhe veprojnë ato.