Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Paris për një vizitë zyrtare dy ditore, ku nesër do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Pallatin Elysse.

Vizita e Ramës vjen tri ditë pasi në Paris u prit Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Rama ka thënë se kjo vizitë është e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës

“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën🇦🇱🤝🇫🇷:”, ka shkruar Rama, derisa ka publikuar edhe disa pamje nga arritja në Paris.

SHPËRNDAJE