Dark Mode Light Mode

Pas Vokrrit e vazhdon Arton Zekaj i cili nga Franca pranoi t’i bashkohet U21 të Republikës së Kosovës

L’image contient peut-être : 2 personnes, personnes souriantes, personnes debout et costumeMinistri Pacolli: Kënaqësi e pafund që të vazhdojmë aty ku e la legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

 

“Para dy vitesh, Vokrri në emër të Kosovës iu pat drejtuar Arton Zekajt, ish-kapiten i U16 dhe U17 të Serbisë, duke e ftuar që t’i bashkohet kombëtares së Kosovës…” thuhet ne njoftimin e ministrit te PJ z.Behgjet Pacollit, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Advertisement

Artoni është aktiv në futboll që nga mosha 6 vjeçare, duke ju bashkuar në fëmijërinë e hershme Akademisë së Futbollit të Partizanit. Pas shumë kërkesave të shumë klubeve evropiane, Artoni i është bashkuar nënkampionit të Francës, Lille, përderisa FIFA ka lejuar që Artoni t’i bashkohet U21 të Republikës së Kosovës.

Tani është momenti që ky i ri, yll në ngritje, të shkëlqej në Lille, Francë, si dhe në vendin e tij Kosovën.

I ri, shtatlartë, i shpejtë, i fuqishëm, me talentin e rrallë në lojën në mesfushë, Zekaj do të jetë një shtyllë lidhëse mes mbrotjes dhe sulmit të kombëtarës sonë.

E falenderoj nga zemra që iu përgjigj ftesës së Legjendës Vokrri dhe pritjeve të futbolldashësve të Kosovës.

Urime, suksese!

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + 18 =

Previous Post

Protestoni në gjithë Kosovën kundër bandave të LDK-së, PDK-së dhe "luftëtarëve", që po e shkatërrojnë Kosovën

Next Post

Tirana, më në fund vendos. Pas Serbisë edhe Shqiperia do të jap mijëra euro për Luginën e Preshevës. Kosova ende hesht..

Advertisement