“Propozimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron paraqet një bazë të mirë për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, konkluduan anëtarët e Kryesisë së Lëvizjes së Përtëritjes Serbe (LPS).
Ky propozim, i cili ka mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian dhe SHBA, garanton respektimin dhe përmirësimin e të drejtave të popullatës serbe në Kosovë, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes shumëvjeçare dhe perspektivë të qartë të Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka vlerësuar kryesia e LSP-së.