Dark Mode Light Mode
Nga Samiti i Gjenevës për Qipron. Guterres: Duhet durim, jemi në rrugë të mirë për ribashkim
Parlamenti turk miraton tri ndryshime kushtetuese, Erdoganit i mundësohet “të sundojë” me anë të dekreteve
Hedhet shorti: Këto janë çiftet në kuadër të Copa del Rey

Parlamenti turk miraton tri ndryshime kushtetuese, Erdoganit i mundësohet “të sundojë” me anë të dekreteve

Parlamenti i madh popullor turk gjatë natës së kaluar i miratoi amendamentet kyçe të Kushtetutës, me të cilat presidentit të shtetit i mundësohet të sundojë me anë të dekreteve dhe të jetë anëtar i ndonjë partie politike, shkruan TV21.TV e këtë, siç vlerësojnë analistët në Ankara, Turqia bëri hap prapa drejt zëvendësimit të sistemit të tanishëm parlamentar me një sistem presidencialë, me çka edhe juridikisht do të rregullohet pushteti i përforcuar ekzekutiv i presidentit Rexhep Taip Erdogan.

 

Falë mbështetjes së Partisë djathtiste të Aksionit Nacionalist (MHP), partia islamiste-konservatore në pushtet, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e Erdoganit arriti të sigurojë shumicë në Parlament për miratimin e reformave kushtetuese.

Advertisement

 

Amendamentet të cilat u miratuan natën e kaluar e rregullojnë rolin kontrollues të Parlamentit ndaj pushtetit ekzekutiv, lejojnë që shefi i shtetit të jetë anëtar i një partie politike dhe të kryejë funksione në të dhe i konfirmojnë kompetencat e shtuara ekzekutive të shefit të shtetit, përfshirë edhe të drejtën e tij për të udhëhequr me anë të dekreteve.

 

E tërë pakoja e reformave kushtetuese përbëhet nga 18 amendamente, të cilat pas miratimit të veçantë, duhet të votohen nga ana e parlamentit edhe në tërësi, pas çka për ndryshimet duhet të deklarohen edhe qytetarët në referendum.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × three =

Previous Post

Nga Samiti i Gjenevës për Qipron. Guterres: Duhet durim, jemi në rrugë të mirë për ribashkim

Next Post

Hedhet shorti: Këto janë çiftet në kuadër të Copa del Rey

Advertisement