“Parajsa në Tokë” si shprehje besojmë e keni dëgjuar jo rrallë deri sot, zakonisht përdoret për vende apo ambiente që të japin ndjesinë e një qetësie absolute shpirtërore, por edhe një kënaqësi që nuk e gjen gjithandej nëpër botë.

E tillë, me këto tipare është “Mykonas Beach” në plazhin e madh të Ulqinit.

E pozicionuar në një hapsirë që ofron komoditet, distancë mes çadrave, shtretër ku mund ta bësh gjumin më të bukur të pasditës ndonjëherë, hije të mjaftueshme kur mendon se duhet të ikësh pak nga dielli, ambientin e lokalit dhe banakut në një nivel tjetër, i gjithi në dru e i madh për ti përballuar çfardo fluksi nga pushuesit. Për shërbime mos të flasim fare, një “flotë” kamarierësh” të gjithë në dispozicion tëndin duke mundësuar që koha prej kur e bën porosinë deri në pranimin e porosisë të mos jetë më shkru se 2 minuta.

Parkingun dhe sigurinë për makinën tënde pronarët e “Mykonas Beach” duket se e kanë prioritet, pasi që një hapsirë të konsiderueshme, gjithashtu private, ia kanë lënë makinave tuaja për të cilat nuk duhet të shqetësoheni derisa jeni në këtë plazhë.

Argetimi nuk është gjithmonë vetëm për të rriturit pa fëmijë, është menduar që qëndrimi në plazhë të mos jetë i bezdisshëm as për më të vegjëlit tuaj, duke oftuar disa lloje argëtimesh për ta.

Do theksuar se në “Mykonas Beach” asnjë natë nuk do të jetë e njejte dhe monotone. Çdo natë do të jetë një argëtim i ri, një eksperiencë e re e të pushuarit, për tē cilin do tē flisni gjatë gjithë pjesës së mbetur të vitit, deri në pushimin e rradhës, kur të ktheheni përsëri në “Mykonas Beach”.

SHPËRNDAJE