Panasonic ka bërë të ditur se do të prodhojë për tregun e Evropës një telefon me bazë në Android në vitin 2012.
Pajisja do të paraqitet për here të parë në Mars në tregun e Evropës në vitin 2012. Kjo do të jetë hera e parë që gjiganti elektronik që po ka vështirësi në treg, të shpalos një celularë jashtë Japonisë.

Sipas paralajmërimit zyrtar, pajisja do të ketë një ekran qHD 4.3 inç OLED, një dizjan të hollë në formë të shkronjës D “për portabilitet të lehtë” dhe do të jetë edhe rezistent ndaj ujit dhe ndaj pluhurit “për trajtim të lehtë”. Pajisja gjithashtu do të ketë edhe aftësi për NFC. Panasonic planifikon që të synojë biznesmenët e grupmoshës 30-40 vjeç, që nënkupton se çmimi mund të jetë i lartë. Edhe pse Panasonic planifikon të dërgojë në treg 1.5 milion njësi në vitin e ardhshëm, ka gjasa brenda kompanisë që synojnë për 15 milion njësi në vitin 2016.

Lëvizja e Panasonic në tregun konkurrues të celularëve të mençur vjen në momentin kur kompania ka postuar një humbje vjetore prej 5.5 miliard dollarë – humbja më e keqe në një dekadë,thekson Reuters. Pjesë e kësaj është edhe dështimi i kompanisë për të kaluar në tregun e celualrëve të mençur.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për konkurrentët tanë të fuqishëm” tha Toshinori Hoshi, lider i divioznit mobil të Panaosnic. “Megjithatë, pjesëmarrjet në treg po ndryshojnë dhe nëse debutojmë me kohë, ka gjasa të arrijm diçka”.

Momentalisht, Apple dhe Samsung janë kompanitë që duhet sfiduar në këtë treg, dhe konkurrentët e tjerë përfshijnë emra si HTC, Motorola, LG dhe ZTE. Në total pritet që tregu i celuarëve të mençur do të arrijë një shitje prej 982 milion në vitin 2015.

E pyetja tani është, a ka gjasa të marr një cope tregu Panasonic-u?/pcworldalbanian

SHPËRNDAJE