Dark Mode Light Mode

Pacolli:Së shpejti,do të na njohë Gana

 

Në kuadër të vizitës së tij në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka takuar në Akra të Ganës, ministrin e punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal të këtij shteti, Alhaxhi Muhamed Mumuni.

Sipas një komunikatë për media të qeverisë, thuhet se gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ripërsëriti kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës.

Pas këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, është i bindur se njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Ganës është shumë afër, thuhet në komunikatë.

Advertisement

Aktiviteti lobues i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli thuhet se do të vazhdojë në Guinea Konakri dhe në Afrikën Qendrore.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

8 − two =

Previous Post

Kenye West tradhtoi shqiptaren

Next Post

Basha: Do të dëgjohet zëri qytetarëve!

Advertisement