Dark Mode Light Mode

Osmani uron Bersetin: Kosova s’do të ndalet në synimin për anëtarësim në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Osmani përmes një postimi në platformën X ka thënë se Kosova s’do të heqë dorë drejt synimit për t’u bërë anëtare e organizatës dhe për këtë tha se do të punojë bashkë me të për ta bërë realitet.

“Urime për Alain Berset që u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Kosova është fuqishëm e përkushtuar për anëtarësimin në KiE – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm. Kosova, anëtarja e 47-të e KiE, është një synim që do të vazhdojmë ta ndjekim pa u ndalur. Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet!”, ka shkruar Osmani në X.

Advertisement

Këshilli i Evropës zgjodhi ish-presidentin e Zvicrës, Alain Berset si sekretar të përgjithshëm të ardhshëm, u njoftua të martën në mbrëmje.

Parlamenti prej 306 anëtarësh i organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg mbajti një votim të fshehtë në dy raunde të martën.

Kandidatë të tjerë ishin edhe ish-ministri i Kulturës i Estonisë, Indrek Saar i cili mori 85 vota në raundin e dytë dhe Reynders doli i treti me 46 vota.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × four =

Previous Post

Profesoresha boshnjake e kriminologjisë: Banjska do të përsëritej nëse nuk t’i dështonte regjimit serb skenari

Next Post

Kurti e uron Bersetin për rizgjedhjen si Sekretar i KiE-së: Mezi pres të punojmë bashkë

Advertisement