Portieri i klubit te SuperLigas Fc Liria, Drilon Hodaj ka kryer sot me sukses operimin, nga ku ka dalur i kenaqur dhe shpreson qe sa me shpejt te rikthehet ne “aksion”.

Hodaj, me ane te nje postimi te tijin ne facebook, eshte shprehur falemnderues ndaj Zotit qe e kaloi me sukses sfiden, por nuk ka lene pa e permendur mirnjohjen ndaj mjekut qe ka kryer operimin, por edhe FFK-ne dhe z. Agim Ademi te cilet kane mbuluar shpenzimet e ketij operimi.

Duket se sporti kosovar po perjeton momentet me te mira te saja ndonjehere, kjo pasi qe tashme futbollistet koncentrimin kryesor tashme e kane ne fushe per te dhene maksimumin, ndersa per lendimet, kujdeset tashme FFK.

 

Ja postimi i portierit Hodaj:

Elhamdulilah, falenderoj Zotin qe ma mundesoi ta kaloj me sukses kete sfide!
Gjithashtu falenderoj Dr.Agron Mahmutin per operimin e suksesshem te gjurit!
Faleminderit FFK-se me kryetarin Agim Ademin per heqjen e te gjitha shpenzimeve te operimit!
Me ndihmen e Zotit do te kthehem edhe me fuqishem. Shihemi ne sfidat e radhes!
D.H.12

SHPËRNDAJE