Është interesant me neve shqiptarët si komb, gjithnjë, për secilin e kemi një ide më të mirë, për secilën qështje e kemi njo opcion më të mirë, për secilin veprim, ne do të bënim në një formë ndryshe, madje më të mirë, kjo na përcjell të gjithëve, pavarësisht për cfarë fushe apo veprimtarie bëhet fjalë.

I tillë është edhe momenti i tanishëm para ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botërorë, ku përveq miqësores kundër Lituanisë, Kosovën e presin edhe dy ndeshje zyrtare, ajo kundër Suedisë në Prishtine, por edhe kundër Spanjës në Sevija.
Një qështje interesante që së fundi është ngritur në koluaret sportive, të tifozëve apo edhe të atyre që pretendojnë se e njohin futbollin, ka filluar të diskutohet lista e trainerit Challands dhe përbërja e sajë, si dhe dyshimet ose thënë më mirë ajo pjesa ku shqiptarët do ta bënin ndryshe, madje duke pretenduar se do ta bënin më mirë, në këtë rast listën.
Ata, sot po e akuzojnë trainerin zviceran se nuk e ka ftuar futbollistin e ri Daku, pasi që shqiptarët e dijnë sigurt se ai do të kontribonte më mirë e më shumë për përfaqësuesen tonë këto ndeshje që pritet të zhvillohen së shpejti.

Këtyre kritikave në njëfarë formë iu është përgjigjur edhe z. Muharrem Sahiti i cili ka thënë se e kanë parasyshë Dakun, por edhe nivelin në të cilin është Superliga jonë e sa i korrespondon kjo kërkesave të trainerit për ndeshjet që na presin.
“Kur behet seleksionimi, merret parasysh edhe ne cilen lige luan futbollisti (Daku). Shikohet cilesia e liges. Ne e dijme cilesine e Superliges”, është shprehur z. Muharrem Sahiti.

SHPËRNDAJE