Dark Mode Light Mode

Obama u dërgon urime për Ramazanin gjithë myslimanëve në botë

Presidenti amerikan Barak Obama dërgoi urimet e tij për myslimanët në mbarë botën për Ramazanin, muaji i shenjtë i kalendarit islamik.

Në një deklaratë sot, presidenti tha se Ramazani është koha e reflektimit të thellë dhe sakrificës, dhe që tërheq familjet dhe komunitetet së bashku për lutje dhe iftar.

Obama u uroi myslimanëve një muaj të bekuar dhe tha se mezi pret të organizojë darkën e iftarit në Shtëpinë e Bardhë.

Advertisement

Presidenti Obama tha se Ramazani është gjithashtu një kujtesë e rëndësisë për të qenë pranë më të pafatëve, duke theksuar vdekjet e dhimbshme dhe imazhet e familjeve dhe të fëmijëve në Somali dhe Bririn e Afrikës që po përpiqen të mbijetojnë. Ai u bëri thirrje vendeve dhe njerëzve të mblidhen së bashku në mbështetje të përpjekjeve për ndihma që të shmanget një katastrofë edhe më të rëndë. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor islamik. Fillimi i festës përcaktohet nga pozicioni i hënës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − six =

Previous Post

Myftiu Tërnava uron besimtarët muslimanë në Kosovë dhe Luginë të Preshevës agjërim të lehtë...

Next Post

Vazhdojne skandalet e asaj Angjelines shqiptare: DJE ZDESHUR, SOT N'GOJE ..

Advertisement