Dark Mode Light Mode

Nuk ndalet Qeveria e Serbisë: Sot sjell në Mitrovicën e Veriut edhe respirator

I ashtuaquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Djuric, ka paralajmëruar se sot në Mitrovicën e Veriut do të sjellin edhe një respirator.
Kështu ka bërë të ditur ai, teksa ka konfirmuar se për punëtorët e QKS në Mitrovicën e Veriut janë siguruar edhe 1.000 skafandarë mbrojtës
Djuric ndër të tjera ka thënë se për shtëpinë e shëndetit në Leposavic janë siguruar termometra, oksimetra për puls, 2000 dorëza, 200 maska dhe 500 mbrojtëse për këpucë.
Kujtojmë se Djuric ditë më parë ka paralajmëruar se edhe në vende të tjera të Kosovës të banuara me serbë do të ngrejnë qendra spitalore të improvizuara, ku do të trajtohen të prekurit nga Kosonavirusi.
Kujtojmë se në veri të Kosovës janë afër 30 persona të prekur me koronavirus dhe të gjithë po trajtohen nga autoritetet sebre.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + eleven =

Previous Post

Surpriza/Shqiptari më i urryer në SHBA: Më lironi nga burgu të gjej kurën për COVID-19

Next Post

9 fakte rreth multimiliarderëve në botë<br><br>

Advertisement