http://www.botasot.info/img/300.n.jpgMbretëria e Norvegjisë do të mbyllë ambasadën e saj në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, bëjnë të ditur burime pranë kësaj përfaqësie diplomatike.

Arsyetimi i bërë për mediet është se bëhet fjalë për harxhime financiare dhe për nevojën që të zvogëlohen resurset.

Përveç Maqedonisë, Mbretëria Norvegjeze do të mbyllë përfaqësitë e saj diplomatike edhe në vendet aziatike, Ambasada në Hamburg dhe zyra konsullore në Spanjë.
Në ambasadën në Shkup janë të pranishëm si staf: ambasadori Kjetil Paulsen, këshilltari i tij politik, nëpunës administrativ si dhe pesë shtetas të Maqedonisë, të punësuar si staf teknik.

Atyre u është kumtuar se nga qershori i vitit 2012 janë të lirë dhe duhet të kërkojnë punë të re.
Politika dhe interesat norvegjeze në Maqedoni do të mbulohet përmes ambasadës në Prishtinë, e cila po funksion me kapacitet të plotë. Norvegjia vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Evropës dhe një nga donatorët më të mëdhenj për Maqedoninë.

SHPËRNDAJE