Këshilli Kombëtar Shqiptar njofton të gjithë kandidatët për studime në universitet e Republikës së Shqipërisë për procedurat e regjistrimit, përkatësisht aplikimit në këto institucione të arsimit të lartë, njofton agjencia informaitve”Preshva Jonë” duke ju referaur një njoftimi të KKSH-së.

 

Për udhëzime e shtesë, mund të drejtoheni në zyrtat e KKSH-së në Bujnaoc.

 

Bujanoc, 3 shtator

 

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë më 27.06.2012 ka marrë vendim (Vendimi 420) për “Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë …” i nënshkruar nga Kryeministri dhe Ministri i i Arsimit dhe Shkencës (MASH),  Sali Berisha dhe Miqerem Tafaj. Me ç’rast  do të regjistrohen 27 047 kandidatë, ndërkaq për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në pikën 4, kanë ndarë kuotën prej 182 vendesh.

 

Gjithashtu më 20.07.2012 Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka nxjerrë udhëzimin (Udhëzimi 14) për “procedurat e pranimit she të regjistrimit  në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë …” nënshkruar nga ministri Miqerem Tafaj ku nënvizohet  se kandidatë shqiptar … nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja  aplikojnë direkt pranë IAL publike (Institucionet Publike të Arsimit Lartë) apo sekretarit mësimore të fakulteteve përkatëse nga data 01-15 Shtator 2012 sipas kuotave të përcaktuara në pikën 4 të Vendimit nr.420.

 

Udhëzimi në pikën 7.2 nënvizon se “regjistrimi paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore të fakulteteve përkatëse dhe të dorëzojnë dosjet individuale, me dokumentet origjinale: 7.2.a) Diplomë e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose  diplomë/dëftesën e shkollës së mesme…; b) Dokumentet e identifikimit (Kartë identiteti, pasaportë) në dosje mbahen vetëm fotokopjet e dokumentit të identifikimit; c) 2 fotografi; ndërkaq në pikën 15 po të këtij dokumenti thuhet që të gjitha dokumente të jenë në gjuhën shqipe e të noterizuara në Republikën e Shqipërisë.

 

Nga pika 14.1 po të këtij Udhëzimi thuhet “Administrimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e kandidatëve … edhe nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, bëhet nga IAL-të Publike pritëse mbështetur në notën mesatare të shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-të Publike ka vendosur koeficientet më të larta për pranimin në këtë vit akademik. Në rast se numri i kandidatëve, që aplikojnë për tu pranuar në një program të caktuar studimi, të cilët përmbushin kriteret e pranimit “është më i lartë se numri i kuotave të miratuara në Vendimin 420 të Këshillit Ministrave, IAL Publike përcakton kritere të veçanta pranimi për të përzgjedhur më të mirët”

 

Kandidatët … nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja për programet në të cilat zhvillohen provimet pranuese janë përcaktuar në udhëzimin 12 të datës 11.07.2012 “për zhvillimin e konkurseve të pranimit…” ndërkaq në të gjitha programet tjera kandidatët fitues përcaktohen nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe ate sipas parimit të meritës dhe parimit të preferencës: Parimi i Meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore (nota mesatare e viteve të shkollimit), dhe për disa programe studimi, edhe të rezultateve të konkursit të zhvilluar në bazë të

 

Udhëzimit 12.; Parimi i Preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet preferencës më të lartë të grupit të preferencave fituese , ndër jo më shumë se 10 preferenca të përzgjedhura nga ata vetë në formularin A2.

 

Çfarëdo procedure tjetër nuk është e përcaktuar nga  MASH dhe janë në funksion të manipulimit me fatin e kandidatëve për studime dhe përfitimit të poenëve të lirë politikë.

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri  dhe Deputeti Riza Halimi në takimin me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Miqerem Tafaj janë akorduar që të gjitha procedurat e aplikim dhe regjistrimit të kryejnë institucionet e Republikës së Shqipërisë duke dashur që të shmangin çfarëdo manipulimi që mund të shprehet në këtë proces.

 

Për udhëzime e shtesë, mund të drejtoheni në zyrtat e KKSH-së në Bujnaoc.

SHPËRNDAJE