Nesër, me fillim prej orës 20:45, në stadiumin e qytetit të Prishtinë “Fadil Vokrri” luhet një ndeshje e cila i tejkalon përmasat e një ndeshje të zakonshme futbollit, luhet ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, ku të gjithë e dijmë numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin helvetik, rrjedhimisht, sado që kjo ndeshje është kompetitive dhe tepër e rëndësishme për të dyja kombëtaret, në fund të fundit, kjo ndeshje do të jetë një festë në tribunat e stadiumit.

 

Pyetjen më të shpeshtë tash e dy javë nëpër kryeqytet dhe jo vetëm, keni mundur ta degjoni se “ku ka bilet”, “ku me ble biletë”, “a ka mbetë ndonjë biletë”, është një kërkesë enorme për bileta të kësaj ndeshje. Zakonisht kur luan kombëtarja e Kosovës stadium është i vogël, por, ndeshjet si puna e Zvicrës tejkalojnë cdo nivel.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi në një intervistë paska thënë se ka pasur mbi 86 mij kërkesa për tu paisur me bileta, pa llogaritur këtu ndoshta edhe po aq të cilët të dëshpëruar se nuk kanë gjasa të sigurojnë biletë, as nuk kanë provuar.

Cfarë mesazhi qon ky lajm për institucionet tona, sigurisht mesazh turpi, mesazh për dështak të cilët edhe 25 vite gati pas clirimit, nuk kanë qenë në gjendja ta sigurojnë një stadium dinjitoz për kombëtaren tonë në kryqytet.

Me aq kërkesa sa ka kur luan kombëtarja e Kosovës, një “Santiago Bernabeu” ndoshta do të mjaftonte, që të kënaqeshin të gjithë ata që duan të jenë në shkallët e stadiumit. Por mos ta teprojmë, nuk po kërkojmë aq shumë, po kërkojmë një stadium mesatarë, një 30 mij ulësesh, në mënyrë që kur të këndohet “Ku mje nisë moj lulja me er’e, në Kosovë te baca Adem”, kundërshtarëve të u dridhen këmbet nga presioni, kurse dardanët në fushën e blertë të fitojnë një “super-poëer”, që ndeshjet e Kosovës të ndriten në tjetër nivel, definitivisht!

SHPËRNDAJE