Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës- ROSU edhe pse janë më të rrezikuarit në ruajtjen e sigurisë në vend dhe në zbatueshmërinë e ligjit, ata paguhën shumë pak.

 

Madje, paga e tyre është dy herë më e vogël se e një deputeti, apo se sa e një drejtorit, shkruan Gazeta Blic.

 

Është gazetari Mefail Bajqinovci, ai i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook që ka zbuluar se sa paguhet një pjesëtarë i ROSU-s.

 

“Një polic i ROSU-s paguhet 520 euro në muaj kurse drejtorat e policisë dhe deputetët rreth 1500 euro në muaj”, ka shkruar ai.

 

Në anën tjetër, ishin pikërsisht pjesëtarët e ROSU-s, ata të cilët arritën që ta ndalnin trenin serb, i cili po hynte ilegalisht në Kosovë.

 

SHPËRNDAJE