Dark Mode Light Mode

Një imam shqiptar do bekojë tunelin Gothttard. Mediat zvicerane hedhin dyshime mbi ideologjinë e tij

immmmEdhe pak momente na ndajnë nga hapja e tunelit që njihet si aorta e Zvicrës: Gotthard. Atë duhet ta bekojnë një sërë klerikësh fetare, ndërsa nuk mungon edhe imami shqiptar Bekim Alimi. Megjithatë 20min.ch ka hedhur dyshime mbi Alimin, pasi ka postuar një foto me një urrejtës të hebrejve.

Fotoja është shkrepur të hënën e kaluar në aeroportin e Cyrihut.Imami i Wilerit, Bekim Alimi që duhet të bekojë tunelin e Gotthard ka bërë një foto me Imbërja Hajrullai, i cili njihet për fjalor urrejtës ndaj hebrejve, përcjell botasot.info. Ata ishin duke pritur për të fluturuar drejt Shkupit.

gotthh“I kam lënë të gjallë disa jehudi, që të shikojë bota pse i kam mbytur,” lexohet në një foto të Hajrullait që ka shqetësuar mediat zvicerane.

Advertisement

Ky rast është kritikuar edhe nga organizata për “Përparimin e Islamit.” Nuk duhet të marrin pjesë në bekimin e Gotthard, ata imamë që mbështesin radikalizmin,” thotë Keller-Messahli.
Imami Alimi ka mbrojtur veten duke thënë se nuk ka ditur për foton dhe idetë e Hajrullait, por se “jam për një bashkëjetesë të fuqishme mes feve të ndryshme në Zvicër.” Përndryshe Hajrullai është shkolluar në Arabinë Saudite.

Në përurimin dhe bekimin e tunelit do marrin pjesë edhe priftë dhe rabinë. Tuneli është i gjatë 57 kilometra, ndërsa lidh Tessinin me gjithë pjesët tjera të Zvicrës përmes Urit./Bota sot

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + five =

Previous Post

AJASE: Ministrat e Thacit kujdes ndaj fjalës se lirë. T’mos kritikohen mediet amerikane me gjuhën serbe

Next Post

Tito vdiq (me Kuran n'dore) si musliman...

Advertisement