Dark Mode Light Mode

Ngushëllimi i Kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj pas vdekjes së ish-kreut të BIK, z. Rexhep Boja

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Rexhep Boja.

Boja kishte udhëhequr BIK-un në rrethana shumë të rënda për Kosovën, në vitet e përpjekjeve tona për lirinë e Atdheut, vite të rënda edhe për institucionet fetare.

Pas çlirimit ai u angazhua në edukim por edhe në diplomaci, ku përfaqësoi denjësisht Republikën e Kosovës si ambasador në Arabinë Saudite.

Advertisement

Me këtë rast ngushëlloj familjen Boja, Myftiun Tërnava, miqtë, familjarët, studentët dhe mbarë komunitetin mysliman.

Shpirti i tij u prehtë në Parajsë!

RH

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 1 =

Previous Post

Daut Haradinaj tregon se si do të duket Spitali i Përgjithshëm i Prishtinës

Next Post

Avokati i Kadri Veselit e quan Prokurorinë të pandershme, Gjyqtari ia tërheq vërejtjen për gjuhën

Advertisement